Tifozët e Drenicës u dalin studentëve serbë në pritë

Një grup i personave u kanë dalë në pritë studentëve serbë, të cilët kishin planifikuar të shkonin për vizitë në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". Organizatorët e kësaj pritjeje kanë thënë se përgjatë vizitës në Prekaz, nuk do të pranojnë fëmijët e personave që kanë kryer krime në Kosovë

Një grup i personave u kanë dalë në pritë studentëve serbë, të cilët kishin planifikuar të shkonin për vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

RTV Dukagjini raporton që shumica prej organizatorëve janë tifozë të klubit futbollistik “Drenica”.

Vizita e studentëve realizohet në kuadër të shkollës verore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Organizatorët e kësaj pritjeje kanë thënë se përgjatë vizitës në Prekaz, nuk do të pranojnë fëmijët e personave që kanë kryer krime në Kosovë.

Një reagim ka ardhur edhe nga “Shqiponjat e Zeza”, tifozët e ekipit futbollistik “Drenica”.

Ky grup i tifozëve thotë se “këmba e studentëve serbë nuk do të shkelë në Prekaz”.

“Nuk duam t’ia dimë sa kohë ka kaluar, nuk duam t’ia dimë as për gjeneratat e reja ‘kurioze’ të tyre, sepse po të ishin aq kurioz për Prekazin do të mjaftonte t’i pysnin familjarët e tyre se si në ato varre prehen shumë pleq, gra, fëmijë e burra të gjakut tonë, të cilët u vranë e u masakruan të pafajshëm!”, kanë shkruar në rrjetin social, Facebook.

Ndër të tjera, tifozët të shtunën e 16 korrikut, kishin paralajmëruar që do t’i dalin zot Prekazit ashtu siç i kanë dalë zot Kosovës, bac Shabani, Hamza e Ademi më 1998.

“Nesër bëjnë mirë që as mos të marrin rrugën për në Skënderaj sepse do të kenë pasoja të rënda që të gjithë! Shqiponjat e zeza nesër grumbullohen në orën 10:00 tek Palestra e qytetit që t’i dalin zot Prekazit ashtu siç i dolën zot Kosovës, bac Shabani, Hamza e Ademi më 1998!”, kanë shkruar ata.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika