Tifozi i Manchester City-t dënohet për tallje ndaj portierit të klubit Aston Villa

Një tifoz i Manchester City-t vrapoi dhe u fut në fushë duke u tallur me poertierin e Aston Villa-s, Robin Olsen, në ditën e fundit të sezonit në stadiumin Etihad, atij do i ndalohet për katër vjet pjesëmarrja në ndeshjet e futbollit

Hetimet janë duke vazhduar për një sulm të raportuar ndaj portierit Olsen gjatë pushtimit masiv të fushës

Paul Colbridge nga Salford, iu afrua Robin Olsen pasi Manchester City mundi Aston Villa-n për të vulosur titullin e Premier League.

Prokurori Nick Smart, tha se Colbridge kishte provokuar edhe tifozët e ekipit mysafir, ku sjellja e tij inkurajon të tjerët që të veprojnë në mënyrë të ngjashme siç bëri ai.

Colbridge, u deklarua fajtor për hyrjen në ndeshjen e futbollit, në të cilën ai u fut pa autoritet apo justifikim të ligjshëm, atij iu dha edhe një gjobë prej 795 paund.

Colbridge iu kishte thënë gjyqtarëve se gjesti që kishtë bërë ishte një “akt budalla” për të cilin ai është penduar.

Sipas tij, kërkim faljet i ka bërë drejtuar klubit përmes një emaili, gjithashtu falje kishte kërkuar edhe për forumet e Manchester City-t.

“Ishte një moment çmendurie. Ngazëllim i pastër. E mbaj zemrën në mëngë. Kam 20 vjet që shkoj në City, jam mbajtës i biletave sezonale dhe nuk kam qenë kurrë më parë në fushë”, u shpreh Colbridge.

City siguroi titullin e tyre të katërt në pesë sezone në mënyrë dramatike muajin e kaluar pasi erdhën nga dy gola më pak me 14 minuta të mbetura për të fituar 3-2 dhe për të fituar trofeun rivalët Liverpool.

Kryetari i stolit Wallace Johnson, i tha të pandehurit gjatë vendosjes së ndalimit: “Ajo që bëtë ishte e qëllimshme dhe flagrante.

“Ju keni synuar qëllimisht lojtarët e Aston Villa në fushë. Ju keni shkaktuar shqetësim dhe alarm te lojtarët në fushë, zyrtarët e ndeshjes, stjuardët, tifozët në stadium dhe ata që shikonin në shtëpi.”

Hetimet janë duke vazhduar për një sulm të raportuar ndaj portierit Olsen, gjatë pushtimit masiv të fushës raporton BBC.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika