Tifozi i zjarrtë i Juventusit, nuk e ka përcjellur vetëm një sezon të klubit për një arsye interesante!

Ndeshja e parë e rëndësishme që i ka mbetur në kujtesë tifozit bardhezi është fitorja në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 96/97. Tifozi Gashi tregon arsyjen e dashurisë ndaj Juventusit

Gazmend Gashi (majtas), Ndrec Gjonaj (në mes) dhe Burim Sejdiu (djathtas)

Gjiganti italian, Juventus ka fansa gjithandej botës, e gjithsesi edhe në Kosovë.

Gazmend Gashi është një nga fansat më të zjarrtë kosovarë të skuadrës italiane Juventus.

Ai i ftuar në emisionin “Pasdita Sportive”, me Ndrec Gjonaj dhe Burim Sejdiu në Radio Dukagjini ka deklaruar se që nga mosha 8 vjeç luan futboll, teksa që nga mosha 10 vjeç, në vitin 1993 është fans i Juventusit.

Si arsye që e ka shtyer të dashurohet në këtë klub, Gashi e përmend legjenden italiane të futbollit Alessandro Del Piero, i cili për shumë vite ka qenë futbollist i “Zonjës së Vjetër”, dhe mbetet ikonë e këtij klubi.

Disa nga futbollistët tjerë të preferuar të asaj kohe që Gashi i veçon janë edhe Roberto Baggio e Fabrizio Ravanelli.

Ndeshja e parë e rëndësishme që i ka mbetur në kujtesë tifozit bardhezi është fitorja në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 96/97.

Si rival të përjetshëm e më të urryer Gashi thotë se e kanë, megjithëse viteve të fundit është qetësuar pak ky rivalitet, marrë parasysh edhe rënien e kualitetit tek skuadra e Fiorentinës.

Gashi deklaron se në këto gati 3 dekada që është fans i Juventusit, përfshirë edhe kohën kur Juventus si pasojë e dënimit kishte rënë në Serie B, vetëm një sezon nuk i ka përcjellur ndeshjet e skuadrës.

Këtë thotë se e ka bërë qëllimshëm në vitin kur në skuadër luante futbollisti serb nga Mitrovica e Veriut, Milosh Krasic.

Skuadra e Juventusit e vitit 2006 sipas Gashit ishte skuadra më e mirë në botë asokohe. Dhe ai vlerëson futbollistë të kësaj periudhe që nuk e lanë Juventusin edhe pse kishte rënie në ligën e dytë të futbollit Italian.

Si 5 futbollistët më besnikë të skuadrës, Gashi i veçon Gianluiggi Buffon, Alessandro Del Piero, Pavel Nedved, Mauro Camoranesi dhe Giorgio Chiellini.

Fansi juventin beson që Juventusi është këtë vit është pretendent për kampion të Italisë, pasi një skuadër aq e madhe sa Juventusi është pretendent çdo vit për këtë titull.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika