“Tik Tok Pulse” do të paguajë krijuesit që kanë mbi 100 mijë ndjekës

Tik Tok do të ndajë 50 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat me krijues të caktuar

Zhvillimi i rrjeteve sociale ka krijuar shumë mënyra për të fituar para për personat që krijojnë përmbajtje.

Tik-Tok, si një ndër rrjetet sociale më të përdorura, ka planifikuar të ndajë fitimet me krijuesit më të mëdhenj.

Programi i planifikur pritet të jetë i ngjashëm me atë që ka përdorur “Youtube”, që të paguajë krijuesit e tij. Rezultatit mund të jetë një pagesë më e rëndësishme. Ky program quhet “TIkTok Pulse” që lejon shfaqjen e reklamave me “4 për qind të klipeve më të shikuara në TikTok”, tarnsmeton “Telegrafi”.

Tik Tok

Krijuesit që më së paku kanë 100 mijë ndjekës, do të marrin një pjesë të të ardhurave kur klipet e tyre të hyjnë në programin e përmendur. Ky rrjet social do të ndajë 50 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat me krijues të caktuar, që është afër asaj që YouTube u ofron krijuesve, ose 55 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat.

“TikTok Pulse” do të fillojë funksionimin në qershor, në SHBA. Nëse ka sukses atëherë do të hapen zyret e “Tik Tok Pulse” edhe në vende të tjera evropiane.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika