TikTok rifillon shërbimet në SHBA pas premtimit të Trump

TikTok ka rifilluar shërbimet në SHBA pas premtimit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për të shtyrë ndalimin e aplikacionit

TikTok po rifillon shërbimet për 170 milionë përdoruesit e saj në SHBA, pasi presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka deklaruar se do të rishikonte situatën kur të marrë detyrën të hënën.

Të dielën, aplikacioni i pronësuar nga Kina ndërpreu funksionimin për përdoruesit amerikanë, për shkak të shqetësimeve se të dhënat e tyre mund të merren nga autoritetet kineze.

Në një deklaratë, TikTok më pas ka theksuar se ishte në proces të “rikthimit të shërbimit” vetëm disa orë pas ndërprerjes së tij në SHBA.

TikTok falënderoi Presidentin e zgjedhur për “ofrimin e qartësisë dhe sigurisë të nevojshme” dhe tha se do të punonte me Trump për “një zgjidhje afatgjatë që mban TikTok në SHBA”.

Në një postim në Truth Social, një platformë sociale që ai zotëron, Trump tha të dielën: “Po kërkoj nga kompanitë të mos lejojnë që TikTok të mbetet i mbyllur! Unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv të hënën për të shtyrë periudhën e kohës para se të hyjnë në fuqi ndalimet ligjore, në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje për të mbrojtur sigurinë kombëtare”.

Kompania nën pronësi të TikTok, Bytedance, kishte injoruar një ligj që kërkonte shitjen e operacioneve të saj në SHBA për të shmangur një ndalim. Ky ligj u miratua nga Gjykata e Lartë të premten dhe hyri në fuqi të dielën.

Platforma është jashtëzakonisht e popullarizuar mes miliona përdoruesve të saj në SHBA. Ajo gjithashtu ka treguar se është një mjet i vlefshëm për fushatat politike amerikane për të arritur votuesit më të rinj.

Trump ka mbështetur më parë një ndalim të TikTok-ut, por së fundmi ka treguar një “ngrohtësi” për këtë aplikacion, duke theksuar miliardat e shikimeve që thotë se kanë tërhequr videot e tij në platformë gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar.

Në kuadër të ligjit të miratuar vitin e kaluar, versioni amerikan i aplikacionit do të hiqej nga dyqanet e aplikacioneve dhe shërbimet e hostimit në internet.

TikTok ka theksuar  se ky ligj shkel mbrojtjet e lirisë së shprehjes për përdoruesit e tij në SHBA./BBC

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika