TikTok-u përditëson doracakun për përmbajtje teksa i rritet presioni nga Perëndimi

TikTok ka nxjerrë rregulla dhe standarde të përditësuara për përmbajtjen dhe përdoruesit, pasi përballet me presion në rritje nga autoritetet perëndimore lidhur me shqetësimet se materiali në aplikacion për ndarjen e videove në pronësi kineze mund të përdoret për të nxitur informacione të rreme

TikTok, 20.12.2022

Gjiganti teknologjik kinez, TikTok, e ka përditësuar doracakun për përmbajtje, teksa i rritet presioni nga autoritetet perëndimore, të cilat janë të shqetësuara se ky aplikacion mund të përdoret për të shpërndarë informacion të rremë.

Ky aplikacion i formatit me video të shkurtra është në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance.

“Parimet janë të bazuara në përkushtimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut, në përputhje me doracakun ligjor ndërkombëtar”, ka thënë Julie de Bailliencourt, udhëheqëse e politikës së TikTok-ut për produktet që ka.

Ajo ka thënë se TikTok-u synon të jetë i drejtë, të mbrojë dinjitetin njerëzor dhe të balancojë lirinë e shprehjes, duke e parandaluar dëmin.

Ky aplikacion kinez është duke u kritikuar në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi-Paqësor, pasi shumë qeveri e kanë ndaluar përdorimin e TikTok-ut në pajisje qeveritare, për shkak të rreziqeve potenciale kibernetike dhe atyre të lidhura me dezinformim.

Deri më tani nuk ka të dhëna se diçka e ngjashme ka ndodhur në TikTok, dhe as që aplikacioni i ka ndarë të dhënat me Qeverinë kineze, siç disa kritikë mendojnë se mund të ndodhë.

Shefi i TikTok-ut, Shou Zi Chew, pritet të paraqitet para Kongresit amerikan të enjten, ku do të merret në pyetje për praktikat e TikTok-ut dhe lidhjet me Qeverinë kineze.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika