TIMS rikthehet në funksion, Çuçi falënderon ShBA-në

Bledi Çuçi, ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, ka falënderuar SHBA-në për punën që kanë bërë për të rivënë në funksion sistemet pas sulmit kibernetik nga Irani, sidomos atë TIMS

Bledi Çuçi, Ministër i Punëve të Brendshme në Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit drejtuar institucioneve qeveritare në Shqipëri.

Çuçi ka përgëzuar policinë e shtetit për punën e tyre dhe ka falënderuar partnerët amerkianë të cilët po përpiqen vazhdimisht që Shqipëria të jetë sa më e sigurt.

“Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë TIMS”.

“Falënderoj partnerët amerikanë që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt. Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë”, ka shkruar ministri.

Ai më tej ka thënë se ekspertët janë duke bërë punën e tyre për të kthyer në normalitet sistemin TIMS edhe në pika të tjera.

“Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në pikat e tjera të kalimit kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje”, ka shtuar Çuçi.

Ndër të tjera, më 7 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika