Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Cyrihut të Zvicrës.
Tina Turner më 26 nëntor 1939 në Nutbush, Tennessee, SHBA. Ajo u bë e famshme në fund të viteve ’60 si këngëtarja e grupit Ike & Tina Turner Revue, por më vonë ajo u bë e suksesshme në mbarë botën si artiste solo.
Me muzikën e saj dhe vitalitetin e saj të pashtershëm, Tina Turner emocionoi miliona fansa dhe frymëzoi shumë artistë të brezave të mëvonshëm. Hitet globale si “What’s Love Got To Do With it”, “Private Dancer” dhe “The Best”, më shumë se 180 milionë albume të shitura, 12 çmime Grammy dhe mbi tre dekada turne të shitura në stadium në mbarë botën janë vetëm pjesë e trashëgimisë së saj unike.
Zëdhënësi i saj tha: “Do të ketë një ceremoni private funerali, ku do të marrin pjesë miqtë e ngushtë dhe familja. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes së saj në këtë kohë të vështirë”.