Tiramisu me qershi

Tiramisu me qershi është një ëmbëlsirë që përgatitet shpejt dhe me pak përbërës

Tiramisu me qershi është njëra ndër embëlsirat më të freskëta për stinën e verës. Përgatitja e saj nuk është e vështirë dhe nuk merr shumë kohë, “gatime shqiptare” tregojnë përgatitjen e saj.

Perberesit:

450 gr qershi të ngrira, 1 lugë çaji mjaltë, 150 gr sheqer, 1 lugë çaji miell misri, 3 vezë250 gr mascarpone, 1 lugë çaji liker qershie, 100 gr biskota të bluara, 20 gr çokollatë të bardhë.

Përgatitja

Fillimisht duhet të përzihen qershitë me mjaltë, së bashku me 50 gr sheqer në tigan. Duhet t’i lini të vlojnë duke i përzier vazhdimisht.

Pastaj, përzieni një lugë çaji miell misri me 1 lugë çaji ujë të ftohtë, shtojeni në përzierjen e qershisë dhe gatuajeni. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe vendoseni mënjanë përzierjen për t’u ftohur.

Përzijini të verdhat e vezëve me 100 gr sheqer, derisa përzierja të bëhet e bardhë dhe kremoze, pastaj kremin përzijeni me liker qershie.

Hidhni biskotat në 6 gota dhe hidhni përbërjen e qershisë mbi to, pastaj përzierjen e mascarpones. Mbulojini gotat dhe vendosini në frigorifer për të paktën 4 orë.

Ju bëftë mirë!

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika