Tirana sot mbledh ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit

Në këtë takim, temat kyçe përfshijnë integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, forcimin e bashkëpunimit rajonal, krijimin e një regjioni të përbashkët dhe thellimin e marrëdhënieve në mes të shteteve të rajonit. Situata në mes të Serbisë dhe Kosovës pritet të jetë një pikë me fokus të veçantë e diskutimit

Tirana mirëpret sot ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, për takimin që do të mbahet në kuadër të Samitit të Berlinit.

Në takimin e sotëm, do të jenë të pranishëm, gjithashtu, edhe komisioneri për Zgjerim i KE-së, përfaqësuesja e EAS, ministrat e Jashtëm të Kosovës, të Malit të Zi, të Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe të Bosnjë Hercegovinës, si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria e të tjerë.

 

Ndërsa, sikurse u njoftua një ditë më parë nga MEPJ-ja, temat kyçe të cilat do të marrin vëmendje në këtë Ministerial do të jenë integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, forcimi i dimensionit rajonal, tregu i përbashkët rajonal e përforcimi i marrëdhënieve në mes të shteteve.

Pas përfundimit të takimit, ministri Hasani, ministrja e Jashtme gjermane dhe komisioneri për zgjerim i KE-së, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku mësohet se situata në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë në qendër të fjalimit të tyre.

Ndryshe, Samiti i Procesit të Berlinit pritet të mbahet më 16 tetor në Tiranë.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Procesi i Berlinit u prezantua më 28 gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika