Tirron Mamusha zë vendin e dytë në gjysmëmaratonën e Tiranës

Atleti 24-vjeçar nga Gjakova, njëherësh kampion i atletikës në Shqipëri për vitin 2022, ka marrë pjesë në gjysmëmaratonën e zhvilluar në Tiranë të Shqipërisë ku edhe është shpërblyer me vendin e dytë

Tirron Mamusha, atlet

Kampioni kosovar i atletikës, Tirron Mamusha, ka arritur të fitojë vendin e dytë në gjysmëmaratonën e Tiranës në Shqipëri.

Në vendin e parë është radhitur Ukraina, ndërsa në të tretin Polonia. Kjo garë e mbajtur të dielën e 23 tetorit ka mbledhur pjesëmarrës nga 32 vende të botës.

Ndërsa për Mamushën nuk është hera e parë që del fitues në gara të tilla.

I riu nga Gjakova është shpallur kampion i Shqipërisë në sportin e atletikës, në garën e zhvilluar më datë 23 dhe 24 maj të këtij viti të mbajtur në Elbasan.

Kjo garë është organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës.

Ndërsa, në qershor të këtij viti atleti ka fituar vendin e tretë në gjysmëmaratonën e Ohrit në Maqedoninë e Veriut.

Përveç garave në Kosovë dhe rajon, Mamusha ka marrë pjesë edhe në maratonat në Bosnje, Zvicër dhe Gjermani.

Tirron Mamusha, atlet, fitues i vendit të dytë në gjysmëmaratonën e Tiranës

Ndërkaq ai ka sfiduar veten me shtigjet e gjata në Romë, Athinë dhe Sarajevë për t’i matur forcat me vrapuesit e njohur ndërkombëtarë.

Synimi i tij është që sa më shpejt të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

24 vjeçari nga Gjakova është rritur në një familje sportistësh në lagjen afër Pallatit të Sporteve “Shani Nushi”.

Ndryshe, atletika është një nga sportet më të lashta, që është përfshirë në programin e rregullt të Lojërave Olimpike që në vitin 1896, në Olimpiadën e Parë të kohërave moderne.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika