“Big Brother” si show televiziv është një version modern i konceptit të “Big Brother” nga romani “1984” i shkrimtarit, George Orwell. Në roman, “Big Brother” është një figurë simbolike që përfaqëson qeverinë e padukshme që i kontrollon të gjithë qytetarët dhe i monitoron jetët e tyre pa ndërprerje.
Kjo figurë simbolike u krijua nga Orwell për të paraqitur një shoqëri të kontrolluar në mënyrë të plotë nga qeveria, ku liria e individit është e kufizuar dhe ku çdo veprim i bërë nga qytetarët është i monitoruar.
“Big Brother” si show televiziv përdor gati të njëjtin koncept, duke i bërë pjesëmarrësit të jetojnë së bashku në një shtëpi të mbyllur dhe duke i monitoruar ata në çdo moment të ditës dhe të natës përmes kamerave.
Në këtë mënyrë, pjesëmarrësit janë subjekt i një procesi të vazhdueshëm kontrolli dhe monitorimi, i ngjashëm me atë që paraqitet në romanin e Orwell.
Prandaj, “Big Brother” si show televiziv mund të shihet si një version modernë i konceptit të “Big Brother” nga “1984”, ku qëllimi mund të jetë – përveç arsyeve mediatike dhe ekonomike – të ofrojë një imazh të një shoqërie të kontrolluar dhe të monitoruar, dhe të tregojë ndikimin e këtij kontrolli në jetën dhe veprimet e individëve.
“Big Brother” sikur reality show është një mundësi për të përmbushur etjen dhe kureshtjen e madhe të njeriut në këtë rast të shikuesit për jetën e tjetrit.
Nëse për filozofin francez, Zhan Pol Sartre, tjetri është ferri, për shikuesit e “Big Brother” tjetri (pjesëmarrësi në show) është burimi i përmbushjes për atë kureshtje që e kanë për të, e, gjithë kjo nëpërmjet vetëm kësaj shfaqje televizive.
Sartre ka propozuar teorinë se në çdo marrëdhënie midis dy njerëzve, njëri prej tyre është “unë” dhe njëri është “tjetri”, i cili mbetet një “ferr” i papërcaktuar. Por, në rastin e “Big Brother”, tjetri nuk është më një ferr, por një burim për të shuar etjen e shikuesit për punët e tjetrit.
Në këtë reality show, të gjithë pjesëmarrësit janë të njohur dhe të ndjekur në mënyra që japin publikut një pasqyrë të jetës së tyre personale. Tjetri në këtë rast nuk mbetet më një figurë e papërcaktuar, por bëhet një burim i informacionit për të mësuar më shumë rreth jetës së tyre.
“Big Brother” është një burim i informacionit dhe njohurisë për të mësuar më shumë rreth jetës së një personi. Kjo ndikon në formimin e perceptimeve tona të tjetrit dhe në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta me ta.
Në këtë mënyrë, tjetri në “Big Brother” nuk është më një ferr i papërcaktuar, por një burim i njohurisë dhe kuptimit të jetës së tjetrit. Pra, kjo tregon ndikimin e mediave në formimin e perceptimeve tona dhe në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve.
Në një intervistë për Portalin Dukagjini gazetari, Luan Rama, thekson këtë se “Njeriu nga natyra është kurreshtar, ndërsa njeriu shqiptar është edhe më shumë i joshur të përfshihet në jetën e tjetrit, të tjerrë apo të mësojë për të, e në këtë plan “Big Brother” është një mundësi interesante”.
Rama i pyetur se a e justifikojnë arsyet ekonomike dhe mediatike ekspozimin e jetës private në këtë shfaqje, ai përgjigjet pozitivisht duke shtuar se “është një gjetje interesante që josh audiencën dhe e lidh atë, e mban të fokusuar në jetën brenda shtëpisë, edhe pse në vlerësimin tim, personazhet e zgjedhur janë modele të pa realizuar ose në krizë identiteti, që shfrytëzojnë hapësirën “Big Brother” si një mundësi apo si një shans për t’u bërë të njohur ata që janë të panjohur, apo për t’u rishfaqur me më shumë prezencë ish të njohurit e harruar”.
Ai shton se “Big Brother”, na ndihmon nëpërmjet pjesëmarrësve brenda të gjejmë atë që e kemi me shumicë jashtë, në përditshmërinë tonë. Pra, sipas tij, më shumë se lojë është një eksperiment për të parë, e për të mësuar mbi sjelljen, natyrën, karakterin e banorëve që gjenden të izoluar me realitetin jashtë shtëpisë së madhe.
“Ndërsa, se sa ndikon në percepsionin tonë ndaj moralit dhe etikës, mendoj se thjeshtë na ndihmon të gjejmë edhe aty brenda atë që me shumicë e kemi apo e gjejmë edhe jashtë. Pra, është një farë pasqyrimi që na vjen prej ekranit e na ndihmon ta shohim prej një këndshikimi tjetër… Më shumë se lojë është një eksperiment për të parë e për të mësuar mbi sjelljen, natyrën, karakterin, qasjen apo edhe edukatën a kulturën, formimin e banorëve, që gjenden në kushte të veçanta izolimi, pa asnjë kontakt apo informacion me realitetin jashtë asaj shtëpie”.
Intervista e plotë e Luan Ramës për Dukagjinin
Dukagjini: Si ndikon “Big Brother” në kuptimin tonë të lirisë dhe privatesisë?
Rama: Për të qenë i sinqertë, “Big Brother” nuk është ndër ato shfaqje televizive që unë e preferoj aq sa ta ndjek me vëmendjen që ai në një mënyrë të habitshme i imponon shumicës së shoqërisë shqiptare.
Padyshim, është një gjetje interesante në aspektin e spektaklit televiziv, që iu jep shikuesve realitetin e jetës së një bashkësie individësh që “detyrohen” të jetojnë së bashku pa asnjë kontakt me botën përtej shtëpisë “Big Brother”, duke ngritur “grackën” që të shpie në jetën e tjetrit.
Njeriu nga natyra është kureshtar, ndërsa njeriu shqiptar është edhe më shumë i joshur të përfshihet në jetën e tjetrit, të tjerrë apo të mësojë për të, e në këtë plan “Big Brother” është një mundësi interesante. Por, nuk mendon se ndikon në kuptimin tonë për lirinë apo për privatësinë.
Sepse nuk është në vlerësimin tim një model lirie dhe as një standard respekti për privatësinë.
Dukagjini: Si ndikon “Big Brother” në një shoqëri që synon të jetë transparente dhe e hapur?
Rama: Nuk mendoj se ndikon. Transparenca që ofron ky format televiziv është vetëm mundësi për të parë sjelljen e atyre që kanë zgjedhur të jenë brenda shtëpisë “Big Brother”, sjellje që në shumicën e kohës është e kushtëzuar prej kamerave, sado që ofrohet si e pakushtëzuar prej kamerave, por jo se ndikon jashtë asaj shtëpie, pra nuk mendoj se ndikon ndër ne. Një shoqëri e hapur dhe transparence ka nevojë për të tjera instrumente, për të tjera modele dhe për të tjera standarde që ato të kthehen në vlera të qenësishme të shoqërisë tonë.
Dukagjini: A e justifikojnë arsyet ekonomike dhe mediatike ekspozimin e jetës private të njeriut në “Big Brother”?
Rama: Besoj se po. E thashë edhe më lart që është një gjetje interesante që josh audiencën dhe e lidh atë, e mban të fokusuar në jetën brenda shtëpisë, edhe pse në vlerësimin tim, personazhet e zgjedhur janë modele të pa realizuar ose në krizë identiteti, që shfrytëzojnë hapësirën “Big Brother” si një mundësi apo si një shans për t’u bërë të njohur ata që janë të panjohur, apo për t’u rishfaqur me më shumë prezencë ish të njohurit e harruar.
Pra është biznes me të ardhura për ekranin ku shfaqen, por edhe për protagonistët që fitojnë audiencë dhe përmes saj hapësira dhe mundësi për një vend pune më të mirë e për të qenë të njohur në publik.
Dukagjini: A e kufizon “Big Brother” imagjinatën dhe kreativitetin e pjesëmarrësve?
Rama: Varet nga natyra e çdo pjesëmarrësi. Ai që ka imagjinatë dhe kreativitet mund ta përdorë shumë mirë nëse di ta kuptojë vlerën e tyre për të qenë interesant dhe për t’u bërë i pëlqyer. Por, me aq sa kam patur unë mundësi t’i ndjek të dy “Big Brother-at” në Shqipëri dhe në Kosovë, kam vërejtur më së shumti pjesëmarrës pa imagjinatë, pa fantazi apo talent për kreativitet e për më keq, edhe pa kulturë.
Dukagjini: A është “Big Brother” një shfaqje që vë në pah vlerat dhe moralin e shoqërisë, apo në të kundërtën, e degradon atë?
Rama: Është një “copë” realiteti nga realiteti ynë, është një pamje e asaj që ne jemi. Do të doja shumë që të shpërfaqte vlera reale prej shoqërisë tonë, por fatkeqësisht ofron modele sjelljeje dhe qasjeje që nuk frymëzojnë. Përkundrazi, në më të shumtën e rasteve ofron modele që nuk do të doja t’i hasja në përditshmërinë tonë, edhe pse e përsëris, i ndeshim rëndom.
Dukagjini: A mund të quhet “Big Brother” një formë e voyeurizmit masiv dhe si ndikon ajo në percepsionin tonë ndaj moralit dhe etikës?
Rama: Në një farë mënyre po, është. Sepse “sytë” jashtë “Big Brother-it” mezi presin të shohin se ç’ndodh aty brenda, se si i përballojnë sfidat, e më shumë akoma, të gjithë bëhemi më të vëmendshëm dhe më kureshtarë kur aty ka debat, kur ka sherr dhe zënka.
Ndërsa, se sa ndikon në percepsionin tonë ndaj moralit dhe etikës, mendoj se thjeshtë na ndihmon të gjejmë edhe aty brenda atë që me shumicë e kemi apo e gjejmë edhe jashtë. Pra, është një farë pasqyrimi që na vjen prej ekranit e na ndihmon ta shohim prej një këndshikimi tjetër.
Por, në fund të fundit edhe pse thuhet se është një lojë, nuk jam shumë i bindur nëse është realisht një lojë. Më shumë se lojë është një eksperiment për të parë e për të mësuar mbi sjelljen, natyrën, karakterin, qasjen apo edhe edukatën a kulturën, formimin e banorëve, që gjenden në kushte të veçanta izolimi, pa asnjë kontakt apo informacion me realitetin jashtë asaj shtëpie.
Ndaj, si çdo eksperiment edhe ky ka defektet dhe mangësitë e veta, ashtu sikundër, përmbush synimin e produksionit për shikueshmëri të lartë apo thënë ndryshe meqë është një fjalë në modë, për të fituar audiencë.