Tollovia në kryeqytet, Rama: Rrugët janë të mangëta në raport me zhvillimin

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se rrugët në Prishtinë janë të mangëta në relacion me zhvillimin e qytetit

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, i ftuar në "Debat Plus"

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pasi ka shikuar një video të përgatitur nga gazetarja e RTV Dukagjinit se si për një orë e 15 minuta ka mbërritur nga lagjja “Mati 1”, deri te Parku i Gërmisë, ka thënë se kjo është problemi kyç i kryeqytetit.

Por, sipas tij, ky është rezultat i zhvillimit të hovshëm të Prishtinës, në aspektin e sektorit privat, mirëpo i mungesës të investimeve kapitale në sektorin publik.

Ai ka thënë se problemi i trafikut lidhet drejtpërdrejt me mungesën e infrastrukturës, pasi  sipas tij, rrugët janë të mangëta në raport me zhvillimin e qytetit.

“Kemi mungesë të infrastrukturës, pra nuk ka rrugë, rrugët janë të mangëta në relacion me zhvillimin e qytetit, gjithmonë duhesh me ardh nga qendra për me shku në pjesët e tjera. Pra, nuk kemi rrugë ndërlidhëse në zonat periferike”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Po ashtu, Rama ka deklaruar se janë duke punuar për krijimin e rrugëve alternative.

“Edhe për këtë siç e dini, kemi një zhvillim të hovshëm tash rrugëve të reja në të gjitha pjesët e kryeqytetit”, ka thënë tutje ai.

 

 

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika