Tomë Gashi: Deklaratat politike të Haxhiut nuk duhet të bëhen objekt hetimi për Prokurorinë Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me deklaratat e saj të fundit. Avokati i saj, Tomë Gashi, deklaroi se Prokuroria Speciale po e targeton Haxhiun dhe se deklaratat e saj janë thjesht politike, pa ndonjë relevancë për hetimet e prokurorisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) në lidhje me disa deklarata të saj të fundit. Avokati i saj, Tomë Gashi, ka komentuar këtë çështje në “FIVE” të Dukagjinit, duke kritikuar veprimet e Prokurorisë Speciale dhe duke mbrojtur deklaratat e ministres si të natyrës politike.

Gashi theksoi se Prokuroria Speciale ka një prirje të veçantë për t’u marrë me Haxhiun dhe se deklaratat e saj nuk duhej të ishin objekt hetimi.

“Prokuroria Speciale po kanë qejf me u marrë me Albulenën. Dhe kjo nuk është deklarata e fundit e as e para, besoj që kanë me marrë prapë në pyetje, sa herë të shkruan Albulena. Por në primën e saj, në punën që bën, ajo e bën më së miri, ajo e bën punë më të mirë të mundshme. Dhe deklarimet janë krejtësisht të karakterit politik. Në rastin e fundit të publikimit të shtunë e kallura, thjesht iu është përgjigjur deklaratës skandaloze të ish-zëdhënësit të Milloshviqit dhe kryetarin të Millosheviqit dhe tani është ministër i Brendshëm. Deklarimet politike nuk besoj që mund të shndërrohen në interesin primar të Prokurorisë Speciale, por ata i dinë punët e veta”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika