Avokati Tomë Gashi ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti për veprimet e Qeverisë së tij në veri të vendit.
Sipas Gashit, me veprimet në veri për gjatë tri vjetësh, Kurti ka bërë më shumë se qeveritë e kaluara për 22 vjet.
“Në atë moment që populli i Kosovës, jo serb, sepse me i pyet një pjesë të këtyre që udhëheqin Serbin֝ë, Albin Kurti nuk duhej të ishte gjallë hiç. Po në atë moment që gjendet një alternativë më e mirë se Kurti, unë i pari e votoj, por gogja për një periudhë të gjatë nuk ka zëvendësim. Dhe posaçërisht, populli nuk është budalla, populli po e sheh se çfarë veprimesh që ky ka bërë, për më pak se tri vjet e ka integruar veriun, që veç formalisht ishte në Kosovë.
Dhe të gjitha protezat tjera që i ka bërë me veriun, Albin Kurti e ka kthyer sovranitetin, e ka kthyer dinjitetin… ia ka vlejtur në kuptimin e sovranitetit, shtrirja e flamurit të Kosovës anekënd Kosovës edhe në veri edhe në jug edhe ndokund”, ka thënë Gashi në “FIVE” të Dukagjinit.