Tomë Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Tomë Gashi ka thënë se mos zbatimi i urdhrit të gjykatës nga ana e kryeministrit Albin Kurti është gabim. Ai ka thënë se ligjet dhe institucionet duhet të respektohen

Avokati Tomë Gashi ka folur në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini lidhur me mos shkuarjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit për rezervat shtetërore.

Gashi ka thënë se Prokuroria duhet të sheh prioritetet fillimisht në rastin e hetimit të rezervave shtetërore.

“Nëse e ka prioritet hetimin e rastit për të cilin po merret e që është faktikisht hetimi për çështje të rezervave shtetërore, atëherë nuk besoj që është mos me thënë fundi i botës po meqenëse nuk është në kundërshtim me ligjin, do të thotë ligji as nuk ia ndalon që me shku me marr një deklaratë në zyrat e kryeministrit në këtë rast kryeministrit Kurti”, ka thënë Gashi.

Avokati Gashi tutje është shprehur se nuk ka pa që Kurti të ketë dhënë një deklaratë për gjyqtarin.

“Unë sigurisht që si avokat e njoh shumë mirë Valon Kurtaj dhe në prizmin tem është një prej gjyqtarëve më të mirë që ka Departamenti Special i Republikës së Kosovës, sepse Departament Special kemi vetëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Por, unë po them për Prokurorinë që duhet me nda prioritetin cilin e ka edhe ligji nuk ia ndalon që me shku me marr një deklaratë në zyrën e kryeministrit në cilësinë e dëshmitarit nëse e ka kaq të rëndësishme”.

Sa i përket vendimit të gjykatës i cili obligon Kurtin të shkoj dhe të jap deklaratë, Gashi ka thënë se gjyqtari ka nxjerr një urdhër obligativ që Kurti me shku me dhënë deklaratë.

“Gjyqtari ka nxjerr një urdhër do të thotë urdhër obligativ që Albin Kurti me shku në ditën e sotme në ora 10:00 edhe ky nuk e ka zbatu…unë po them që tash kjo është shndërru në luftë politike…unë po them që është gabim… nëse ne vijmë në situatë mos me i respektu ligjet tona, institucionet…”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika