Tomë Gashi: Për ta fajësuar dhe arrestuar Kurtin si terrorist, u vra Astrit Dehari

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se vrasja e Astrit Deharit dhe akuzuar për sulm ndaj Kuvendit mund të ketë qenë e motivuar politikisht, me qëllim për të penguar rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për të dëmtuar Albin Kurtin

Avokati Tomë Gashi ka komentuar rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, duke theksuar se vrasja e tij mund të ketë qenë e motivuar politikisht, me qëllim për të penguar rritjen e Vetëvendosjes dhe për të dëmtuar figurën e liderit të saj, Albin Kurti.

Në “Mendje Kriminale,” Gashi shprehu bindjen se kishte një përpjekje të qëllimshme për të nxjerrë një deklaratë nga Astrit Dehari, me qëllim që të implikonte Albin Kurtin dhe udhëheqësinë e Lëvizjes Vetëvendosje në sulmin ndaj Kuvendit në gusht të viti 2016.

“…Dhe besoj që ka qenë një tentativë e marrjes së një deklarate që ta fajësojë Albin Kurtin hierarkinë më të lartë të asaj kohe të LVV se është parë që VV si një cunami po vjen në pushtet. Sepse po rritet numri i votuesve të tyre dhe për të parandaluar këtë, e për ta shpallur LVV si lëvizje terroriste, për ta arrestuar Albin Kurtin si terrorist dhe zyrtarë të tjerë të VV, për të bërë një ndërlidhje për shkak të gjuajtës me granata hedhës në Parlamentin e Kosovës, unë besoj që kjo është arsyeja e vrasjes së Astrit Deharit”, ka thënë Gashi në “Mendje Kriminale”

Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, së bashku me Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën, u arrestuan mbi dyshimet se qëndrojnë prapa sulmit ndaj Kuvendit më 4 gusht të 2016.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika