Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marr disa vendime të enjten.
Seanca solemne që do ti kushtohet ish-kryeministrit britanik, Tony Blair është caktuar me datën 10 qershor.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës, për caktimin e mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00 do të mbajë mbledhje sot, në të cilën pritet të caktojë datën për seancën solemne në të cilën ish-kryeministri britanik Tony Blair do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit.
Data e saktë e vizitës së ish-kryeministrit britanik ende nuk është bërë e ditur.
“I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë pikë të rendit të ditës.
Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e bombardimeve të NATO-s. Ai konsiderohej një nga zërat më mbështetës të Kosovës atë kohë.
Kryesia në mbledhjen e saj do të caktojë edhe vazhdimin e seancës nga pika e papërfunduar më 28 mars 2024 – votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.
Po ashtu, do të vendoset për seancën plenare të shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024 – shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje.
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
- Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,
- Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
- Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
- Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
- Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare.
Kryesia e Kuvendit sot pritet të caktojë seancën solemne për Tony Blair-in