Torres: SHBA-ja të marrë rol më të madh në bisedimet Kosovë-Serbi

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka thënë se e mbështet idenë që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më qendror në bisedimet ndërmjet të dyja palëve sepse sipas tij pa një rol të tillë të Shteteve të Bashkuara bisedimet kanë ngecur

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres





Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka thënë se është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rol më të madh në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka deklaruar ai për Zërin e Amerikës, të hënën e 21 nëntorit, gjatë vizitës së tij disa ditëshe në Kosovë.

“Shpresoj që mund t’i afrohemi më shumë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. E mbështes idenë që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më qendror në bisedimet ndërmjet të dyja palëve, sepse mendoj që pa një rol të tillë të Shteteve të Bashkuara bisedimet kanë ngecur, kështu që është koha për Shtetet e Bashkuara të marrin një rol më të madh në këtë proces”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se tensionet që pasuan mospajtimet për çështjen e targave të makinave, janë dëshmi e nevojës për përmbyllje të këtij procesi.

“Nuk më takon mua të them se si dhe kur Kosova duhet të zbatojë ligjet e veta sa u përket targave të makinave. Por, tensionet që e kanë përcjellë këtë çështje janë dëshmi e nevojës për të përmbyllur normalizimin e marrëdhënieve, për të përmbyllur procesin e paqes, në mënyrë që të mund ta integrojmë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, shtoi Torres.

Deklarata e tij vjen teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur në një marrëveshje për çështjen e targave gjatë takimit të tyre në Bruksel.

Pas më shumë se tetë orëve takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga BE, tashmë i njëjti ka përfunduar, por pa sukses.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka vendosur që ta vazhdojë më masën e gjobitjes për automjetet e targave ilegale, që nga 22 nëntori.

“Por pas disa orësh diskutimi të dyja palët, dy palët nuk u morën vesh për një zgjidhje sot. Mendoj se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës. Për transparencë duhet të them se kemi se ne e kemi propozuar një marrëveshje që mund ta shmangte këtë situatë. Vuçiq e pranoi këtë propozim Kurti jo”, ka thënë Borrell.

Borrell ka theksuar se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës.

“Po kemi një mision atje Eulexin, dhe trupat e KFORIT por nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale, nuk është në mandatet e tyre dhe kapacitetet e tyre. Zbatimi Ligji nuk mund të përdoret si justifikim për tensione dhe eskalime. Ku nuk respektohet një obligim të marrë vesh shumë vite më parë në dialog. EU, vazhdueshëm kanë bërë thirrje për de-eskalim. Ky takim ishte për përgjegjësi të liderëve që në mënyrë urgjente të marrin veprime për de-easkalim të situatës. Për të siguruar që paqja do të jetë e sigurt”, shtoi ai.

Sipas Borrell ky rreth i krizave duhet të ndalet.

“Vuçiq dhe Kurti, me mandate të forta, presim nga ta të tregojnë lidership dhe të marrin hapa për t’i normalizuar marrëdhëniet”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika