“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën'”, PSD me aksion simbolik ndaj Bislimit

Në hyrje të objektit të Qeverisë së Kosovës, PSD-ja e ka gjuajtur me një milkshake zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe një tortë ku shkruhej “për hajr Zajednica”, si shenjë revolte për marrëveshjen e Ohrit

Partia Socialdemokrate (PSD) kësaj radhe ka realizuar një aksion simbolik ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, në hyrje të objektit të Qeverisë.

Përmes një videoje në Facebook, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar pamje ku shihet se si aktivistë të PSD-së kanë hedhur në drejtim të tij një “Milkshake” dhe tortë ku shkruhej “për hajr Zajednica”, si shenjë revolte për marrëveshjen e dakorduar më 18 mars në Ohër.

Me këtë, PSD-ja ka paralajmëruar protestë të shtunën kundër themelimi të Asociacionit.

“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.
Prandaj, protestojmë të shtunën më 25 mars në orën 14:00″, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika