Tovërlani: Ballkani do të jetë përsëri kampion i Kosovës

Trajneri i mirënjohur kosovar Afrim Tovërlani ka thënë se Ballkani do të jetë përsëri kampioni i Superligës së Kosovës në futboll.

Ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini potencoi se Drita nuk ka mundur të ruante diferencën e pikëve.

‘’Sipas të gjitha gjasave Ballkani prapë është kampion i Kosovë. Drita ka pasur shumë mundësi, shumë raste, nuk i ka shfrytëzuar. Javën e kaluar edhe barazimi do t’i kryente punë, qe edhe sot ka mundur të luajë barazim po ashtu siç ka përfunduar me Gjilanin dhe dy ndeshjet e tjera prapë do të dilte kampion,’’ tha Tovërlani.

Emisioni ‘Dueli Sportiv’ transmetohet çdo të diel nga ora 22:00 në RTV Dukagjini.

Në vazhdim do të ketë edhe shumë risi të tjera përveç analizave të futbollit vendor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika