Tradita vazhdon, shkollat në kryeqytet festojnë Ditën Botërore të PI-së

Në Ditën Botërore të PI-së, shkollat e kryeqytetit kanë festuar në ambientet e shkollës “Metro Bajraktari” duke bërë një gërshetim të matematikës e artit. Entuziast për këtë u shprehën nxënësit të cilët i shijuan festimet e u shpërblyen për punimet. Mbështetje shprehu edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila deklaroi se MASHT po vazhdon mbështetjen e vet për fushat e STEM. Ndërkaq, gatishmërinë për vazhdimin e këtij festivali e shprehu edhe shtëpia botuese “Dukagjini” e cila e nisi këtë vite më parë.

“25% i numrit 200”….

Artin e matematikën i kanë bërë një të vetme.

Tradita e shkollave të Prishtinës për të festuar Ditën Ndërkombëtare të numrit Pi, festival ky i nisur nga Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore mbështetur nga shtëpia botuese “DUKAGJINI” ka vazhduar edhe këtë vit me nikoqir, shkollën “Meto Bajraktari”.

E entuziastë për këtë u shprehën matematicientë të ardhshëm.

“Vijmë çdo vit. Për mua është hera e parë. Kemi krijuar një orë që tregon për PI-në. Jemi të gëzuar që jemi këtu, i uroj të gjithë matematicientët”, ka thënë Enes Sejdia, nxënës i shkollës “Elena Gjika”.

“Mua më pëlqen matematika sepse na e fut logjikën në funksion, na bën të mendojmë përtej kutisë që kemi të krijuar në mendjen tonë. Pres fitore të mirë dhe po më pëlqen kreativiteti i nxënësve që janë të aftë ta tregojnë”, ka thënë Ina Aliu, nxënëse e shkollës “Asim Vokshi”.

Prezente ishte edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila deklaroi se ky festival, do ta ketë mbështetjen e tyre edhe për vitet e ardhshme.

“Uroj e besoj që do kemi shtrirje në komuna të tjera dhe mbështetjen tonë si Ministri e Arsimit që ta kemi këtë festë të matematikës…”, ka thënë Nagavaci.

E njësoj u shprehën edhe nga iniciatorët e festivalit, shtëpia botuese “Dukagjini” e cila u nda e kënaqur me efektin që iniciativa pati ndër vite.

“Shtëpia jonë botuese është shumë e kënaqur me bujën që ka realizuar, pasionin që ka nxitur tek nxënësit e sidomos në këto dy fusha, matematikën si shkencë ekzakte dhe artin si përjetim subjektiv. Për “Dukagjinin” është e rëndësishme çdo gjë që promovon pasionin për dije e kulturë sepse këto janë karakteristika zë një shoqërie me vlera”, ka thënë Faton Zeka nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

“Dukagjini” ndau çmimin për kategorinë “Sikur të isha mësimdhënës si do ta shpjegoja matematikën”, me fituesen Bora Puka.

Çmimet u ndan edhe në kategorinë “Vepër arti”.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika