“Trafiku Urban” me apel për prindërit: Mos i lejoni fëmijët të gjuajnë me vezë në drejtim të autobusëve

"Sot, me rastin e Halloween, ju lutemi të kujdeseni që fëmijët tuaj të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi", thuhet në njoftimin e "Trafikut Urban"

Kompania e transportit “Trafiku Urban”, me rastin e festës së Halloweenit, ka bërë apel për prindërit që fëmijët e tyre të mos hedhin vezë apo gjësende të tjera në drejtim të autobusëve.

“Sot, me rastin e Halloween, ju lutemi të kujdeseni që fëmijët tuaj të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e “Trafikut Urban” në Facebook.

Në të kundërtën thuhet se ndërmarrja do t’i përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen.

“Për ne siguria e të gjithë udhëtarëve është prioritet”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika