Trafiku urban të shtunën ka liruar gratë dhe vajzat nga pagesa

Për nder të “Prishtina Rozë”, Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se të gjitha gratë dhe vajzat do të mund të udhëtojnë, të shtunën, pa pagesë në transportin publik





Trafiku Urban në Prishtinë ka bërë të ditur se gratë dhe vajzat, të shtunën, do të mund të udhëtojnë pa pagesë në transportin publik.

Një vendim i tillë, erdhi për nder të “Prishtina Rozë” dhe me qëllim që të inkurajohen të gjitha gratë dhe vajzat për kontrollin e kancerit të gjirit, të parandalojnë atë me kohë.

“Për nder të “Prishtina Rozë” më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të N.P.K “Trafiku Urban” SH.A. Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban, në faqen zyrtare në Facebook.





Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika