Trafikut Urban pritet t’i shtohen 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre do të jenë elektrikë

Trafikut Urban në Prishtinë pritet që t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrikë

Trafikut Urban në Prishtinë pritet që t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas të parit të kryeqytetit, gjashtë nga këta 30 autobusë do të jenë elektrikë.

Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se kjo do t’i përmirësojë shërbimet e ofruara për qytetarët.

“Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët”, shkroi ai.

Po ashtu, Rama ka theksuar se rreth 10 mijë udhëtarë po përdorin autobusët e “Trafikut Urban”.

“10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore”, shtoi më tej ai.

Nga muaji prill – zgjatet orari i Trafikut Urban

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika