Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me sulmin masiv në Cetinë të Malit të Zi, ku mbetën të vrarë 11 persona që u goditën me armë zjarri nga një 34-vjeçar.
“E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinë të Malit të Zi”, ka shkruar Osmani në Twitter.
E para e vendit, i ka shprehur ngushëllime presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe familjarëve që humbën më të dashurit e tyre.
Ajo u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve duke thënë “qëndrojmë me popullin malazez në këto momente”.
Saddened by the news of a mass shooting in Cetinje, Montenegro today.
Sending most sincere condolences to @predsjednik_cg Đukanović, the families who lost their dear ones & wishing a speedy recovery to the injured.
We stand with the people of
in this moment of grief.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 12, 2022
Ndërkaq, të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, 11 persona kanë mbetur të vdekur nga një 34-vjeçar që qëlloi me armë në drejtim të tyre.
Sulmuesi pas kësaj ngjarjeje është vrarë nga policia, siç raporton media malazeze, Vijesti.