Trajkoviq-it ia ndalojnë vajzën në aeroportin e Beogradit: Kjo kalon çdo masë

Rada Trajkoviq, ka njoftuar se të dielën e 18 dhjetorit, vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit. Kjo për Trajkoviqin kalon çdo masë

Rada Trajkoviq – kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës

Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka njoftuar se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit nga policia kufitare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej masës”, ka shkruar Trajkoviq.

Ndryshe, Trajkoviq, të shtunën e 17 dhjetorit, është liruar nga spitali në Prokuple.

Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, ka qëndruar pothuajse 12 orë në vijën administrative, ku policia serbe e ndaloi derisa ajo po kthehej në Serbi.

Ajo ka shkruar se që 12 orë nuk i është ofruar ushqim, ujë apo ilaçe që i nevojiten.

“12 orë në linjë administrative rrugës nga Kosova. Pa ushqim, pa ujë, pa ilaç, pa arsye. Gjithë natën, në mes të dimrit, në makinë. Dokumentet e konfiskuara, pa komunikim. A do të reagojë dikush ndaj kësaj torture?”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, të enjten, Trajkoviq u ndalua për herë të parë nga policia serbe në vendkalimin administrativ, Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Trajkoviq, po ashtu kishte njoftuar se që nga e diela e 11 dhjetorit është kërcënuar vetë ajo dhe familja e saj.

Ajo ka fajësuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të njëjtat kërcënime.

“Që nga dje kam pranuar kërcënime jo vetëm unë, por edhe fëmijët e mi. Vendndodhja e atyre që dërgonin kërcënimet është identifikuar. Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe e imja është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, shkroi ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika