Trajkoviq ka tri pyetje për Vuçiqin rreth barrikadave në veri të Kosovës

Rada Trajkoviq nëpërmjet një postimi në Twitter ka bërë tri pyetje për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq rreth barrikadave në veri të Kosovës

Këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, peridenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, i ka ngritur tri pyetje për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Këto pyetje Trajkoviq i ka bërë rreth situatës në veri të Kosovës.

“1. Pse ‘Lista Serbe u bë naive për katër baza’ në veri? 2. A nuk ishin të vetëdijshëm rreth “përballjes së mundshme katastrofale me NATO-n” përpara se të nxisnim njerëzit në barrikada dhe të ngrinim gatishmërinë luftarake? 3. Cili ishte në fakt qëllimi i barrikadave dhe interesi (privat) i kujt ishte?”, ka pyetur Trajkoviq në Twitter.

Trajkoviq dhe vajza e saj ishin ndaluar disa herë nga autoritetet e Beogradit.

Në mesin e dhjetorit, Rada Trajkoviq u ndalua rrugës për në Kosovë ku e priste në takim ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Akoma më gjatë u ndalua gjatë rikthimit për në Serbi.

Ajo ishte transportuar nga kufiri në spitalin e Prokuplës. Autoritetet shtetërore nuk dhanë shpjegim zyrtar për këtë ndalim, ndërsa Trajkoviq, e cila me profesion është mjeke, publikoi foto të të nxirave në trup, duke pretenduar se ato ishin pasojë e qëndrimit gati 24 orësh në kufi me Merdarën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika