Trajkoviq lirohet nga spitali: Maska ‘proevropiane’ e regjimit serb ka rënë

Rada Trajoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se të shtunën e 17 dhjetorit, është liruar nga spitali për mjekim në shtëpi

Rada Trajkoviq, politikane

Rada Trajoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se të shtunën e 17 dhjetorit, është liruar nga spitali për mjekim në shtëpi.

Trajkoviq ka kritikuar Qeverinë e Serbisë në rrjetin social Twitter, duke thënë se nuk priste më mirë nga regjimi dhe se kanë treguar fytyrën e vërtetë.

Sipas saj, maska proevropiane e regjimit tashmë ka rënë. Ajo ka shtuar se pasi një gjë e tillë i ka ndodhur asaj, mund t’i ndodhë kujtdo.

“Përshëndetje, njerëz të mirë. Mëngjesin e sotëm në orën 06:00 dola nga spitali për mjekim në shtëpi. Faleminderit secilit prej jush që luftuat për mua. Kjo më bëri më të fortë. Faleminderit të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi që me vendosmëri folën për torturën. Ata u treguan njerëz të mrekullueshëm! Nuk prisja më mirë nga regjimi. Ditët e fundit kanë ekspozuar fytyrën e tyre të vërtetë. Maska ‘proevropiane’ ka rënë dhe ne të gjithë e dimë tani me kë kemi të bëjmë: njerëz që urrejnë patologjikisht kundërshtarët dhe abuzojnë me ligjin për të shkatërruar këdo që i pengon, qoftë serb, shqiptar, kroat. .. Nëse kjo më ka ndodhur mua, të cilin publiku e njeh mirë si dikë që ka 20 vjet që lufton për serbët në KS, atëherë e njëjta gjë mund t’i ndodhë kujtdo”, ka shkruar Trajkoviq.

Ndryshe, Trajkoviqit i është rënduar gjendja shëndetësore teksa gjendej në ndalim në pikën kufitare në Merdar dhe është transferuar me ambulancë në spitalin e Prokuples.

Trajkoviqi është ndaluar të enjten nga policia serbe në pikën kufitare me Kosovën.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika