Trajkoviq pas arritjes së marrëveshjes për targat: Mbyllet zyra për regjistrim të automjeteve në Rashkë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se qendra për regjistrimin e automjeteve në Rashkë tashmë është mbyllur

Rada Trajkoviq – kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës





Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se pas arritjes së marrëveshjes për targat midis Kosovës dhe Serbisë, tashmë është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.

Me anë të një postimi në Twitter, Trajkoviq ka thënë se targat ilegale ekzistuese “KM” të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim derisa ato të skadojnë.

“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen”  derisa të skadojnë”, ka shkruar Trajkoviq.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – më 23 nëntor kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Takimi në Bruksel është zhvilluar vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika