Trajneri i Brazilit, ka njoftuar se Neymar Jr nuk e ka humbur Kampionatin Botëror.
“Ai do të vazhdojë të luajë, mund të jeni të sigurt për këtë”, ka thënë ai.
Neymar u lëndua gjatë lojës me Serbinë, të cilën e fitoi Brazili me rezultat 2:0.
Në disa foto që u publikuan, shihet këmba e lënduar e Neymar, por që sipas trajnerit të Brazilit nuk është aq serioze sa braziliani Neymar ta humb kampionatin.
Neymar, në kampionatin e kaluar, e kishte humbur botërorin për shkak të një lëndimi.