Trajneri i Manchester United: Duhet të fitojmë çdo ndeshje

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag pas humbjes së ndeshjes hapëse në Premier League kundër Brighton ka thënë se e di që ka gjithmonë presion. Erik ten Hag u shpreh se duhet të fitojë çdo ndeshje dhe e dinë se duhet të përmirësohen në shumë gjëra

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag. Foto: The Peoples Person

Pas humbjes së ndeshjes hapëse në Premier League kundër Brighton, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag thotë se e di se presioni do të jetë kundër Brentford.

Erik ten Hag u shpreh se e di që ka gjithmonë presion. “Unë kam përvojën, si është, e di që duhet të fitojmë çdo ndeshje”, tha ai.

Trajneri i Manchester United ka shtuar se i njeh tifozët dhe që të gjithë presin që Manchester United të fitojë çdo ndeshje. Ai ka treguar se duhet të merren me këtë dhe gjithçka që mund të bëj është të përgatit ekipin sa më mirë që mundem këtë fundjavë, raporton BBC sport.

“Ne e dimë se duhet të përmirësohemi në shumë gjëra, e qartë’, përfundon trajneri i Manchester United, Erik ten Hag.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika