Manchester United ka humbur ndeshje sërish këtë fundjavë. Kësaj radhe ka humbur ndaj Brentfordit me rezultat 4-0.
Menaxheri i ri i skuadrës, Erik ten Hag, pas humbjes nga Brentford ka kërkuar lojtarë cilësorë.
Ten Hag ka thënë se, “Ishte turp sot, ishte shumë e varfër. Ne kemi nevojë për standarde më të larta se këto, është e qartë”.
Ten Hag është shprehur i zhgënjyer nga ndeshjet, dhe dëshira e tij më e madhe qëndron që t’i bëjë ndryshimet sa më shpejt.
Për zgjidhjen, Ten Hag ishte i qartë “Ne kemi nevojë për lojtarë të rinj dhe lojtarë cilësorë. Ne do të përpiqemi t’i bindim ata të bashkohen .
Portieri i skuadrës, David de Gea, e ka quajtur gjithashtu këtë ditë të tmerrshme.
De Gea ndjehet fajtor pas gabimeve të bëra në mbrojtje, të cilat shkaktuan edhe golat ndaj Manchester United, dhe kjo sipas tij, e ka bërë më të vështirë që ekipi ta vazhdojë lojën.