Trajneri i njohur spanjoll, Felipe Sanchez Llanes emërohet asistent i Driton Kukës

Ish selektori i Përfaqësuesës së Kinës në xhudo, Felipe Sanchez Llanes tani e tutje do të jetë pjesë e stafit të trajnerëve të Përfaqësuesës së Kosovës në xhudo. Sanchez Llanes do të jetë asistent i trajnerit të mirënjohur Driton Kuka





Ish selektori i Përfaqësuesës së Kinës në xhudo, Felipe Sanchez Llanes i është bashkuar stafit të trajnerëve të Përfaqësuesës së Kosovës.

Me Federatën e Xhudos së Kosovës, Sanchez Llanes ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi të vazhdimit të bashkëpunimit.

 

Trajneri spanjoll ka përvojë 20-vjeçare e gjatë karrierës për 10 vite ka punuar në Universitetin e Oviedos si trajner i sportistëve me performanca të larta derisa ka diplomë master në Shkenca sportive.

Viteve të fundit ka punuar si trajner kryesor në ekipin nacional të Kinës në xhudo.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika