Roli i sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, për pjesën e mbetur të Kupës së Botës është diçka që duhet të “përcaktohet”, kshtu është shprehur trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, pasi hoqi dorë nga kapitenin e tij për fitoren e tyre të bindshme në fazën eliminuese kundër Zvicrës.
37-vjeçari u pa nga pankina ndërsa zëvendësuesi i tij Goncalo Ramos shënoi një hat-trick në fitoren 6-1 ndaj Zvicrës, për të vendosur një çerekfinale kundër Marokut.
Ronaldo, i cili nuk startoi në një turne të madh për herë të parë që nga Euro 2008, u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 74-të me Portugalinë 5-1 në avantazh.
Ronaldo u largua nga Manchester United muajin e kaluar dhe herë pas here ka hedhur hije mbi skuadrën e tij në Katar, ku trajneri i tij shprehu pakënaqësi për reagimin e tij ndaj zëvendësimit kundër Koresë së Jugut.
I pyetur për Ronaldon pas fitores së Zvicrës, Santos ka thënë: “Kjo është ende diçka që duhet përcaktuar”.
“Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të – kam pasur gjithmonë, e kam njohur që në moshën 19-vjeçare. Kjo marrëdhënie zhvillohet vet, Ronaldo dhe unë kurrë nuk e interpretojmë aspektin njerëzor të trajnerit dhe lojtarit në lidhje me atë që duhet të bëjmë gjatë ndeshjes”, ka deklaruar ai.
“Gjithmonë do të konsideroj në rolin tim se ai është një lojtar i rëndësishëm për të pasur në skuadër”, ka thënë tutje Santos.
I pyetur drejtpërdrejt nëse Ronaldo do të luante kundër Marokut, Santos u përgjigj me zemërim: “Ronaldo patjetër (do të përfshihet), të gjithë lojtarët në pankinë mund të përdoren, nëse nuk janë në formacionin fillestar, ata mund të luajnë më vonë.
“Është e rëndësishme të shikojmë shembullin e historisë së këtij lojtari, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë për të luajtur profesionalisht, duke qenë kapiten – gjithçka që duhet të bëjmë është të mendojmë për këtë ekip kolektivisht”.
Ronaldo kaloi nëpër zonën e intervistës pas ndeshjes me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, duke iu përgjigjur vetëm një pyetjeje: A ishte i lumtur? “Sigurisht, sigurisht”, është shprehur ai duke buzëqeshur. “Portugalia fitoi.”
Ndërkaq, zëvendësuesi i Ronaldos, Ramos thotë se ish-sulmuesi i Real Madridit mbetet “lideri” i skuadrës.
“Cristiano Ronaldo flet me mua dhe me të gjithë në ekip. Ai është lideri ynë dhe gjithmonë përpiqet të ndihmojë. Nuk e di nëse do të filloj ndeshjen tjetër, kjo varet nga trajneri, duhet të punoj sa më shumë që të mundem dhe pastaj do të shohim”, është shprehur 21-vjeçari.