Paris Saint-Germain (PSG), ka mposhtur Angers me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të Lionel Messit për klubin pasi fitoi Kupën e Botës Katar 2022 me Argjentinën kundër Francës së shokut të skuadrës Kylian Mbappe.
Christophe Galtier, trajneri i PSG -së, nuk ka hezituar të flasë për Messin pas ndeshjes së tij të parë që nga fitorja e Kupës së Botës.
“Sot pamë sërish lojtarin më të mirë në botë”, ka thënë Galtier, pas ndeshjes për Prime Video Sport.
Sipas tij, është e qartë se kur ai është me PSG-në, i ndryshon shumë gjërat në fushë.
Në mbrëmje, Messi shënoi njërin dhe asistoi tjetrin nga gjithsej dy golat e PSG-së.
Galtier falënderon turmën e PSG-së për mirëpritjen e Messit pas fitores së Francës në Kupën e Botës
Trajneri francez, Galtier dëshironte të falënderonte tifozët parisien për mirëpritjen e Messit.
“Urime tifozëve tanë që e mirëpritën dhe na brohorisnin gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Galtier. “Më besoni, kjo i ngroh zemrën. E shoh Messin shumë të lumtur tani, pasi fitoi titullin e vetëm që i mungonte”.