Trajneri i Tottenhamit kritikon autoritetet e futbollit për mirëqenien e lojtarëve

Antonio Conte, trajner i klubit të Tottenham ka thënë se organet drejtuese të futbollit nuk janë duke menduar për mirëqenien e lojtarëve

Antonio Conte, Trajner i Totenhamit

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka thënë se organet drejtuese të futbollit “nuk janë të shqetësuar” për mirëqenien e lojtarëve.

Premier League ndërpritet një javë para fillimit të Kupës së Botës, më 20 nëntor, dhe rifillon shtatë ditë pas finales.

“Ky lloj orari është i çmendur. Shumë herë dëgjoj për mirëqenien e lojtarëve, por ata nuk shqetësohen vërtet për mirëqenien e lojtarëve nëse orari është ky. Në çdo moment ju tregoni se gjëja më e rëndësishme është që shfaqja duhet të vazhdojë”, ka theksuar Conte.

Trajneri i Spurs ka kritikuar vendimin e FIFA-s për të luajtur Kupën e Botës në mes të sezonit, të marrë në një përpjekje për të mohuar temperaturat në rritje të verës në vendin pritës në Katar, por italiani ka akuzuar gjithashtu Premier League dhe UEFA për krijimin e një “situate të pamundur”, raporton BBC.

Ekipet në tre kompeticionet e kupave evropiane Champions League, Europa League dhe Europa Conference League kanë luajtur tre ndeshje në javë për shumicën e tre muajve të fundit për të siguruar që fazat e grupeve të kishin përfunduar përpara fillimit të Kupës së Botës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika