“Trajnimi i 400 ekstremistëve serbë”, Sopjani: Të mos harrojmë për projektin 5 mijë të Serbisë

"Kur flasim për trajnime, po flasim për 400, po e harrojmë projektin 5000 të Serbisë, i cili ka për qëllim të trajnojë 5000 pjesëtarë të njësive speciale të Serbisë duke përfshirë njësi parashutiste, më të specalizuara që kanë detyra më deversante. Krejt kjo në kuadër të projektit të botës serbe", ka deklaruar ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të hënën e 1 prillit ka thënë se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.

Sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ata të nisin sulme agresive.

Në lidhje me këtë deklaratë, ish-inspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shkelzen Sopjani, ka thënë se kur flitet për 400 ekstremistë serbë nuk duhet të harrohet se Serbia ka një projekt me anë të cilit ka për synim që të trajnojë 5000 pjesëtarë të njësive speciale të Serbisë.

“Kur flasim për trajnime, po flasim për 400, po e harrojmë projektin 5000, i cili ka për qëllim të trajnojë 5000 pjesëtarë të njësive speciale të Serbisë, duke përfshirë njësi parashutiste, më të specalizuara që kanë detyra më deversante. Krejt kjo në kuadër të projektit të botës serbe”, ka thënë Sopjani.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, deklaratën e Sveçlës e ka cilësuar si të duhur, pasi sipas tij, ndonëse nuk duhet të ketë panikë është mirë të ketë gatishmëri për të parandaluar veprimet e tilla.

Sipas Ibishit, më mirë është me kohë të alarmohet sesa të ketë pasoja.

“Nuk ka pse të bëhet panik, të jetë gatishmëria për të parandaluar dhe vepruar nëse ka diçka. Më mirë është me kohë të alarmohet sesa të merremi me pasoja. Në herën eparë ndodhi rasti, pati indikacione”, ka deklaruar Ibishi.

Ndryshe, dje ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën. Sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që ata të nisin sulme agresive.

Sveçla ka shtuar se po përgatiten për ta parandaluar çdo skenar serb, por edhe për t’u ballafaquar.

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiq mund të aktivizohen në sulme agresive”, ka thënë Sveçla për “News24”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika