Në ditët në vijim Milan do të konfirmojë transferimin e Divock Origi.
Divock Origi është duke u shëruar nga një lëndim muskulor dhe kjo e ka penalizuar të stërvitet me skuadren së paku 10 ditë.
Gjatë javës së kaluar, ish-lojëtari i Liverpoolit ka bërë disa ekzaminime mjekësore me kampionin e Serie A, por Milan nuk e kanë zyrtarizuar transferimin.
Në media qarkullojnë lajme se njoftimi zyrtar është shtyrë për çështje burokratike, por konfirmimi do të vijë në ditët e ardhshme.
Të hënën e 4 korrikut, Milani i ka nisur përgatitjet parasezonale, ndërsa Origi do të ketë mundësi të njohet me bashkëlojëtarët e tij gjatë të martës së 5 korrikut.
Mediat e huaja raportojnë se Divock Origi, 27-vjeçari do të fillojë stërvitjet pas tejkalimit të lëndimeve që ka pësuar në pjesën e dytë të sezonit në Anfield.