Tregtia e ndaluar dhe kontrabanda janë shkak i një aksioni të gjerë mes Policisë së Kosovës dhe Doganës se Kosovës me urdhër nga prokuroria, në dy komuna, Mitrovicë të Veriut dhe Shtërpcë.
Ku ky aksion i Policisë dhe Doganës, rezultojë me arrestimin e 11 personave dhe konfiskimin e tri automjeteve.
Të premten tetë prillit, është realizuar plani operativ, në kuadër të të cilit Departamenti i Policisë Kufitare dhe Doganën e Kosovës, ka kryer kontroll në katër lokacione, tre në komunën e Shtërpcës dhe një në komunën Mitrovicë Veri, dhe ka ndaluar, kontrolluar katër automjete me të cilat dyshohej se bëhej transport, gjegjësisht tregti e ndaluar dhe kontrabandë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook.
Në katër lokacione dhe në automjetet e ndaluara është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial, siç janë gjëra ushqimore, pije alkoolike, dhe duhan, i terë malli ishte pa dokumentacion përkatës, sipas Policisë së Kosovës.
Pas konsultimit me prokurorin e Shtetit, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe janë vënë në pranga 11 presona kosovar të gjinisë mashkullore nën dyshimin se merreshin me tregti të ndaluar dhe janë sekuestruar tri automjete.
Policia e Kosovës është edhe mbetet e përkushtuar për parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe dukuritë tjera negative.