Transporti publik në Maqedoni rikthehet pas pesë muajve, lajmin e ka bërë të ditur drejtori i “Tetova Transport”, Rafiz Mejdia.
Rafiz Mejdia ka deklaruar se nga dita e hënë e 30 majit qytetit të Tetovës do t’i rikthehet transporti publik.
“Ditën e hënë do të jenë në funksion autobusët. Dje kanë pasur një test për shoferat, sot do të pastrohen që të jenë gati për të hënën”, ka thënë drejtori i ‘Tetova Transport”.
“Të gjitha dokumentacionet në bazë të ligjit i kemi rregulluar, kemi pasur shumë punë të arrijmë deri te përfundimi i të gjitha procedurave, po ia arritëm në një kohë të shkurtër t’i përfundojmë”, ka thënë Rafiz Mejdia.
Ndërkohë, në stacione janë vendosur edhe tabelat me oraret dhe linjat e autobusëve.
Autoritetet komunale kanë paralajmëruar edhe rritje të çmimit të biletave nga sa ishin paraprakisht, kjo si pasojë e rritjes së çmimeve të derivateve të naftës.