Trauma në liftin e Gjykatës Supreme, KGJK-ja fajëson MPB-në për injorim e neglizhencë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka fajësuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për mosreagimin e duhur për problemet në Pallatin e Drejtësisë, duke thënë se asnjëherë nuk përgjigjen në kërkesat e tyre. Për ngjarjen që ndodhi të mërkurën në Gjykatën Supreme, ka folur njëra nga zyrtaret ligjore, duke e përshkruar si një ndër momentet më trishtuese, bllokimin në ashensor.

Meleqe Gashi Maloku, zyrtare ligjore në Gjykatën Supreme, nuk po e përdor më ashensorin për të shkuar në zyrën e saj në katin e katërt.

Kjo për shkak se një ditë më parë, së bashku me 3 gjyqtarë e 2 zyrtarë tjerë të kësaj Gjykate, u bllokuan për 40 minuta në këtë ashensor.  

“Kemi qenë 6 persona edhe ndodhi incidenti, ashensori prej një kati në kat tjetër, ka pasur lëvizje të pakontrolluara, edhe kemi qenë të shqetësuar jashtëzakonisht shumë, taman ka qenë gjendje paniku…”, ka thënë zyrtarja ligjore, Meleqe Gashi-Maloku.

E sipas saj, kjo nuk është hera e parë që ballafaqohen me një situatë të tillë.

“Unë kam qenë 2 herë të tjera, por ka qenë më pak tash ka qenë më keq se ka pasur lëvizje të pakontrolluara, kemi qëndruar për 40 minuta…”, ka shtuar ajo.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj ka fajësuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për neglizhencë të kërkesave të tyre, duke iu referuar rastit të së mërkurës.

“Është për keqardhje  qasja e institucioneve për mbështetjen e gjyqësorit për administrimin e Pallatit, sidomos e ministrisë së Punëve të Brendshme e ministrisë së Financave pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme, është për keqardhje niveli i neglizhencës së zyrtarëve të këtyre ministrive, si dhe injoranca e teprua shume raste për kërkesat e vazhdueshme, dje kishim probleme edhe me lifta dhe rrezikojnë jetën e njerëzve në pallat”, ka thënë Zogaj.

Në lidhje me këtë çështje nuk kanë kthyer përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e Pallatit të Drejtësisë, në aspektin teknik e të buxhetit.

Në hapësirën ku janë të vendosura shumë institucione kryesore të drejtësisë, vazhdimisht ka probleme, sidomos në stinën e dimrit, për shkak të mosfunksionimit të sistemit klimatik.

Ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë kushtoi 30 milionë euro, përurimi i të cilit u bë në mars të 2015.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika