Trazirat e Marsit; Ish-hetuesi policor ndan detaje për vrasjet që ndodhën në parkun e Mitrovicës

Më 17 mars 2004, protestat në Kosovë shpërthyen në trazira të dhunshme që rezultuan në vrasjen e 19 civilëve dhe plagosjen e mbi 900 personave. Ish-hetuesi policor Murat Mehmeti ka përshkruar se si protesta paqësore u kthye në dhunë të paparë dhe ka ngritur dyshime se grupe me interesa të ndryshme mund të jenë përzier në ngjarjet. Ai ka zbuluar detaje për vrasjet në Mitrovicë

Më 17 mars 2004, filluan protestat që shpërthyen në trazira të dhunshme, të njohura më vonë si “Trazirat e Marsit”. Këto trazira, që zgjatën dy ditë, rezultuan në vrasjen e 19 civilëve — 11 shqiptarë dhe 8 serbë — dhe plagosjen e mbi 900 personave, kryesisht shqiptarë. Shtëpi dhe objekte fetare u shkatërruan gjatë këtyre ditëve. Shkaku i këtyre trazirave ishin raportimet se dy fëmijë shqiptarë ishin mbytur në lumin Ibër si pasojë e dhunës së serbëve, por ky incident nuk u sqarua plotësisht.

Në orët e paradites së 17 marsit 2004 te ura e Ibrit nisi protesta paqësore me thirrjet mos na i vrisni fëmijët, dëshmitar ishte edhe vet hetuesi i Policisë së Kosovës në veri të vendit, Murat Mehmeti.

Në një intervistë për emisionin “Mendje Kriminale” në Dukagjin, Mehmeti ka përshkruar se si protesta paqësore u shndërrua në dhunë të paparë brenda 15 minutash. Ai ka shprehur dyshime se shumë grupe me interesa të ndryshme, përfshirë ato që Mehmeti dyshon se janë të lidhura me shtete të huaja si Serbia, mund të jenë përzier në ngjarjet e dhunshme.

“Për 15 minuta protesta paqësore e Ministrit të arsimit komunal është shndërruar në një dhunë të paparë për 15 minuta, kanë qenë futja e grupacioneve të interesave të ndryshme që unë dyshoj, kam dyshime shumë të mëdha se shumëkush ka punuar edhe për interesa të shteteve që nuk na dojnë, që nuk na do neve është edhe Serbia. Nuk mund të arsyetohej askush, nëse i shikoni protestat në Mitrovicë çfarë arsye ka që protestuesi të bërtasë në urën e Ibrit “Allahu akbar”, ka thënë Mehmeti, teksa thekon se ka dyshime e prova që tregojnë se vërtet në këtë dhunë janë përzier shumë palë e interesa.

Mehmeti ka treguar se vrasjet në parkun e Mitrovicës janë bërë nga pas nga një largësi prej 3 ose 4 metrash.

“Nëse i analizon vrasjet në Mitrovicë viktimat dhe e shikon raportin e balistikës viktimat në parkun e Mitrovicës e kanë hyrjen e plumbit nga pas shpina edhe janë të vrarë nga 3-4 metra”, ka shtuar Mehmeti.

Sipas tij, edhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që atëherë njihej si Shërbimi Policor i Kosovës, apo shkurt si ShPK, ka pasuar gjuajte në Mitrovicë. Por, Mehmeti thekson se ende nuk dihet se cilave caqe u përkisnin këta persona.

“Gjuajtjet me armë, gëzhojat që kanë mbetur në vendin e ngjarjes në parkun e Mitrovicës, po flas këndej urës, kanë treguar se ato armë janë përdorur edhe të zyrtarëve policorë të komunitetit shqiptarë, do të thotë aty kanë pasur të kyçur persona realitivisht të rrezikshëm, por koha do të dëshmojë se për kë kanë punuar edhe për kë…”, ka thënë më tutje Mehmeti.

Një tjetër pikë e rëndësishme që Mehmeti ka përmendur është se për këto vrasje askush nuk është dënuar, pasi lënda iu kalua një njësie të Kombeve të Bashkuara, që e mbylli hetimin.

“Edhe askush nuk është i ndëshkuar, sepse nga Kombet e Bashkuara erdhi një njësi që na i mori neve lëndët, një njësi e specializuar prej UN (Kombeve të Bashkuara) me emrin therra, me operacionin therra, dhe se u mbyllën dosjet, do të thotë sot çështjen e thyerjes së kryqave edhe këtyre e ke vetëm nëpër televizione të Serbisë që është një prej spoteve më të para që e qet”, ka shtuar Mehmeti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika