Ministrat e Jashtëm, të Republikës Çeke, Austrisë dhe Sllovakisë, kanë realizuar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev.
Kjo për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën, shtet që tash e pesë muaj po përballet me agesionin rus.
Ministri i Jashtëm çek, Jan Liptavsky, ka publikuar një video të shkurtër të arritjes së tij në kryeqytetin ukrainas më 20 korrik.
Ai ka treguar se do të takohet me liderët ukrainas gjatë ditës.
“Tronditëse të shohësh se çfarë i ka bërë lufta brutale e agresionit të Rusisë këtij shteti të bukur dhe popullit të tij. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën”, shtoi ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, përmes një postimi të ndarë në Twitter.
Glad to finally be back in #Ukraine with my dear colleague @JanLipavsky.
Devastating to see what #Russia‘s brutal war of aggression has been doing to this beautiful country and its people. We will continue to #StandWithUkraine. pic.twitter.com/WY83BU3NmP— Alexander Schallenberg (@a_schallenberg) July 20, 2022
Televizioni austriak, PULS 24, ka raportuar se edhe ministri i Jashtëm sllovak, Ivan Korcok, i është bashkuar kësaj vizite të përbashkët në Kiev.
Tre ministrat evropianë nuk kanë publikuar detaje të itinerarit të vizitës, edhe pse shumë diplomatë dhe liderë nga e mbarë bota kanë vizituar Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin në fund të shkurtit, shkruan REL.
Vizitat e diplomatëve dhe liderëve kanë pasur për qëllim të shprehin mbështetjen për Ukrainën, por edhe për të parë nga afër dëmin e shkaktuar nga lufta.