Tre marinsa amerikanë të vdekur e 20 të plagosur pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në Australi

Kryeministri australian, Anthony Albanese, e përshkroi incidentin si tragjik dhe tha se çdo ndihmë do të jepet për të plagosurit

Tre marinsa amerikanë të vdekur e 20 të plagosur, pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në Australi

Tre marinsa amerikanë janë vrarë dhe 20 janë plagosur pasi një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë stërvitjeve në Australi, shkruan BBC.

Nga 23 marinsat në bordin e avionit MV-22B Osprey, tre vdiqën, ndërsa pesë të tjerë u transferuan në spitalin Royal Darwin në gjendje të rëndë. Vetëm personeli amerikan ishte në bordin e avionit.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, e përshkroi incidentin si tragjik dhe tha se çdo ndihmë do të jepet për të plagosurit.

Incidenti ndodhi në ishullin Melville në veri të kryeqytetit Darvin të Territorit Verior të dielën.

“Pesë marinsa janë kthyer në Darvin për trajtim, ndërsa pjesa tjetër po trajtohet në vendngjarje… Personeli shtesë i policisë dhe mbrojtjes është vendosur në ishullin Melville për të mbështetur operacionet, për t’i kontrolluar personat e plagosur dhe për t’i kthyer ata në Darvin dhe gjithashtu për të ruajtur skenën e përplasjes, ndërsa hetimet vazhdojnë”, ka thënë komisioneri i policisë lokale, Michael Murphy.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika