Viteve të fundit, rrallë herë deklaratat e kryetarit të Preshevës kanë qenë në vijë me politikat e Albin Kurtit.
Megjithatë, Shqiprim Arifi e ka falënderuar Kryeministrin, në qeverisjen e të cilit për vitin 2024 janë ndarë 3 milionë euro për Luginën e Preshevës.
Por nga 15 rreshtat dedikuar Qeverisë së Kosovës, 11 të tjerët Arifi i ka prapë kritika e akuza, madje edhe për korrupsion.
Ai akuzon politikanët që përfaqësojnë Luginën për zhvatje të fondeve të vitit të kaluar.
Ragmi Mustafi, i cili përmendet në akuzat e kryetarit të Preshevës kritikat i cilëson të pa baza dhe tendencioze.
“Kritika vazhdimisht do të ketë por ato një pjesë e mirë e tyre ka qenë për të pamundësuar mundësinë e buxhetimit të ardhshëm pra për të pamundësuar që Qeveria e Republikës së Kosovës të përkujdesjes për shqiptarët e atjeshëm”, ka thënë kryetari i PVD-së, Ragmi Mustafi.
Mustafi thotë se edhe këtë vit mbi 255 mijë euro nga ky buxhet shkojnë për financimin e librave shqip për filloristët shqiptarët që jetojnë në Serbi.