Të premten e 10 shkurtit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të presë në takim tre ministra të Mbrojtjes nga rajoni.
Ministri Mehaj do të takohet me Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes në Shqipëri, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Mbrojtjes në Mal të Zi, Filip Adziq.
“Nën organizimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër më 10 shkurt, do të mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Takimi “Regional Alliance on Smart Defence” do të fillojë në ora 09:00, kurse nga ora 12:00 do të lexohet deklarata e përbashkët e katër ministrave të Mbrojtjes.