Për të shkuar në fshatin Vërnakollë të Vitis, duhet të kalosh nëpër një rrugë të tmershme rreth katër kilometërshe.
Dikur i banuar me shumë banorë të komunitetit kroat, tani është kthyer në një fshat “fantazmë” në të cilin jetojnë vetëm dy banorë.
Përveç rrugës, njëri nga dy banorët e ka edhe një hall shumë të madh, që po ia vështirëson jetën çdo ditë e më shumë.
Jakova Petar, tash e 3 muaj e gjysëm, natën po e kalon tërësisht në terr.
“Orën e rrymës e kanë marrë dhe e kanë largu, më kanë thënë se do të vijnë për të sjellë një orë të re, mirëpo kanë kaluar rreth 3 muaj e gjysëm, dhe ai personi që ishte këtu asnjëherë më nuk është shfaqur. Unë tash e tre muaj e gjysëm nuk kam energji elektrike”, ka thënë Jakova Petar, banor i Vërnakollës.
E për dy muaj rresht, Petarin e shoqëroi një llampë. Mirëpo, edhe kjo tani është jashtë funksionit.
“Të vetëm dritën që më ka shoqëruar natën ishte kjo llambë e cila tanimë është prishur tash, dhe absolutisht natën e kaloj tërësisht në terr”, ka theksuar ai.
E vështirësinë që po i kalon ky i moshuar, e tregon me lotë në sy e më zë të dridhur.
“Hajde tash, me trego ti mua si me jetu në këtë mënyrë. Nata për mua është e perjetshme., pasiqë nuk shoh asgje me keta sy, pa asnjë dritë të vetme unë jetoj këtu. Si të jetoj kështu unë, si? Me kanë thënë që shumë moti nuk e ke paguar energjinë elektrike, dhe për këtë arsyje po ta ndalim. Vetëm nësë një frymë ndegjohet gjatë natës këtu, une menjëherë terqethem sepse, tash e 3 muaj e gjysëm jetoj në këtë mënyrë të tmerrshme”, ka deklaruar Petar.
Nga KEDS, jozyrtarisht i kanë thënë RTV Dukagjinit se janë të informuar për këtë çështje, e që sipas tyre konsumatori nuk ka treguar fare për këtë. E kështu thonë edhe nga Komuna e Vitisë.
“Ndërkaq sa i përketë çeshtjes se furnizimit me rrymë jemi informuar nga KEDS në Viti, se bëhet fjalë për një prishje që konsumatori sipas tyre akoma nuk e ka lajmëruar. Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar të ju ofrojë sipas mundësive ndihmë të gjithë qytetarëve pa dallime por asnjëherë duke harruar të moshuarit. Per të moshuarit dhe personat me probleme dhe shendetësore komuna e Vitisë në bashkepunim me Caritas Kosovën dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ju ofron shërbime shendetësore falas edhe në shtepitë e tyre”, ka deklaruar për RTV Dukagjini Komuna e Vitisë.
Kërkesa e vetme e këtij banori, është që KEDS t’i zgjidh këtë problem.