Sa e kanë kryer mësimin, nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti menjëherë në rrugën e parë e gjetën sherrin.
Aty ndodhi një përleshje ku të lënduar mbetën katër persona të gjinisë mashkullore.
Gjatë konfrontimit ishte përdorur edhe arma e ftohtë.
Arsyeja e përleshjes që ndodhi mbrëmjen e së premtes nuk dihet.
“Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit dhe se njësitet policore janë duke e hetuar rastin”.
Tre nga të lënduarit kanë përfunduar në Klinikën e Kirurgjisë në Prishtinë për t’i trajtuar lëndimet që u shkaktoi thika.
Mjeku kujdestar nuk dha detaje për gjendjen shëndetësore të tyre, por për këtë çështje foli një mik i të lënduarve.
“Gjendja momentale e shokëve qysh na kanë lajmëru prindërit e tyre është e mirë edhe jashtë rrezikut për jetë, por janë tu u mbajt këtu për rehabilitim për kushte më të mira që i kanë këta”, ka thënë Hyseni.
Shkaqet e përleshjes nuk po i di as shoqëria e të përfshirëve në këtë rast.
“Rasti nuk dihet ende se edhe shokët këtu që I kemi nuk po mundem me kallxu për cka a din shkaqet e për atë arsye mbetët me u pa”, ka shtuar ai.
Sipas informatave të televizionit, njëri nga të përfshirët është duke u trajtuar në shtëpi.
Të përfshirët në përleshje janë nxënës të klasës së 11 dhe 12.