Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar tre persona pas një përleshjeje mes tifozëve gjatë ndeshjes mes Lirisë dhe Vëllaznimit në Prizren.
Incidenti ka rezultuar me lëndimin e dy personave.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Dukagjinin se tre të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit kujdestar.
“Pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë,” ka deklaruar Bytyqi.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për rastin.